“Unë vlerësoj forcimin e paketës së pestë të sanksioneve të BE-së: ndalimin e qymyrit rus, hyrjen e anijeve në portet e BE-së dhe operatorët e transportit rrugor”.
Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba përmes një postimi në Twitter, të mërkurën e 6 prillit.
Sipas tij do të duhet një embargo e gazit/naftës dhe heqja e SWIFT-it të të gjitha bankave ruse për të ndaluar presidentit rus Vladimir Putinin.
“Qëllimi është t’i shtyjmë ata të bëjnë një zgjedhje”, sqaroi zëdhënësja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, gjatë një konference për mediat. “Pjesa më e madhe e objektivit tonë është të shterojmë resurset e Putinit, me të cilat ai financon luftën kundër Ukrainës”.
Më e rëndësishmja ndër to, është edhe ndalimi i blerjes së qymyrit rus dhe ndalimi i anijeve tregtare ruse në portet e BE-së.