-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vepra e rrallë teatrore “Duet për solo”: Të humbasësh gjërat e shtrenjta nga skleroza

Kryesoret

Në datat 9 dhe 10 prill në sallën “Tonin Hapari”, te liceu artistik në Tiranë do të mbahet shfaqja e rrallë teatrore, “Duet per Solo”.

Regjizoi Kico Lodo, premton një shfaqje të rrallë si asnjëherë më parë teatrore në Shqipëri me një interpretim shumë të fortë nga Laura Nezha dhe Alert Çeloaliaj. Një tekst i vështirë, me shumë simbolika që janë përkthyer shumë mirë.

Akotrë të mrekullushëm dhe një performancë fantastike,me shumë mesazhe.

Nën një atmosferë të rrallë do të shihni një interpretim shumë të fortë nga aktorët Laura Nezha dhe Alert Çeloaliaj. Një tekst i vështirë, me shumë simbolika që janë përkthyer shumë mirë.

Vepra shkruar nga Tom Kempinksi, përkthyer nga Artur Lena vjen në skenë me regjinë e Kiço Londos. As. regjisor Enerest Dalipaj, art design Klea Mani. Një tekst shumë i zgjuar dhe një mjedis shumë i mirë, lojë mahnitëse origjinale, ju pret nga më të mirat që keni parë.

Për çfarë flet vepra teatrale?

Laura Nezha dhe Alert Çeloaliaj janë dy aktorë të jashtëzakonshëm, që padiskutim  arrijnë të na transportojnë në klinikën psikiatrike. Dy aktorët në role shkaktojnë  emocione të thella. Ata nuk dinë të zhgënjejnë dhe publiku në sallë ka për të kaluar mbrëmje të bukura, si të shtunën por dhe të dielën. “Duet për solo” është një dramë me gjatësi të plotë nga Tom Kempinski. Stephanie, një violiniste e shkëlqyer koncerti, e cila me sa duket i ka të gjitha, detyrohet të rivlerësojë jetën e saj kur goditet nga një tragjedi e paparashikuar. E përballur me një të vërtetë shumë të vështirë për t’u kuptuar, ajo konsultohet me psikiatrin dr. Feldmann, duke rezultuar në një duel midis dy mendjeve të mprehta si brisk. Kjo lojë verbuese shfaqet si një haraç në fund të fundit jetësor për shpirtin njerëzor. “Duet për solo” është një vështrim intensivisht emocionues i asaj, që ndodh kur ngjarje të papritura ju bëjnë të rivlerësoni jetën tuaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit