Dy shqiptarë janë shpallur heronjë në SHBA, pasi i kanë ardhur në ndihmë një gruaje aziatike, nga Korea, gjatë një grabitjeje jashtë biznesit të tyre. Qazimi dhe djali i tij, Louie u goditën disa herë me thikë, teksa po përpiqeshin të ndihmonin një grua aziatike 61-vjeçare, e cila u sulmua nga tre rinj jashtë picerisë Louie’s në Elmhurst.
Babai dhe djali ishin në gjendje të mbanin dy nga të dyshuarit derisa policia mbërriti dhe i arrestoi ata. Madje, Kongresi Amerikan i dha të premten djalit të ri një shpallje dhe certifikatë njohjeje. Me shtatë plagë në trup, Qazimi është rikuperuar në spitalin Elmhurst dhe ka dale pak orë më parë.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Louie ka treguar të gjithë ngjarjen deri te nderimi nga zyrtarët amerikanë. Ai ka bërë të ditur se është hapur edhe një llogari në emrin e tyre, për të gjithë ata që duan t’i ndihmojnë lidhur me gjestin human që kanë bërë.
“Babi im u godit me thikë 9 herë ndërsa unë 1 herë. Ishin dy burra dhe një grua, edhe njëri prej tyre është arrestuar. Nuk duken nga kamerat e sigurisë fytyrat e autorëve, po do të kapen.
Ne nuk dinim asgjë për të dhe arritëm në kohë për ta ndihmuar. Kështu ishte situata dhe e shpëtuam.
Unë jam rritur me mënyrën e duhur nga prindërit e mi, me parime. Edhe kur i ke këto bën për të tjerët gjithçka që ta ndihmosh kur ka nevojë.
Babai im u godit 9 herë me thikë, por ai është një shqiptar i fortë. Ai në vend të thërriste ambulancën shkoi në spital me këmbët e veta, madje doli edhe nga spitali po vetë.
Unë jam nga Ulqini. Kam lindur në SHBA, në një vend ku nuk kishte shqiptarë. Derisa ndodhi lufta në Kosovë dhe erdhën.
Ne kemi hapur një fond për të na ndihmuar te piceria jonë lidhur me këtë ngjarje.
Ne kemi 13 vite që e kemi hapur restorantin tonë këtu dhe ka pasur sukses sidomos gjatë periudhës së pandemisë se e kemi afër spitalit, duke parë si ishte situata na ka ndihmuar me shpërndarjen e picave.
Në Shqipëri vij shpesh, sidomos në Malin e Zi sepse kam një pjesë të familjes. Isha këtë vit me pushime”, tha Louie