-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Denoncoi zhdukjen e gruas, policia mbyll në komisariat burrin e sekretares së gjykatës

Kryesoret

Bashkëshorti i sekretares së Gjykatës së Lezhës, Oltion Leka është duke u mbajtur prej disa orësh në komisariatin e Lezhës. 34-vjeçarja Klaudia Marku është larguar gjatë natës së mbrëmshme nga shtëpia dhe burri i saj e ka deklaruar të zhdukur.

Dyshohet se gruaja të jetë larguar nga banesa për shkak të konflikteve në familje, mirëpo nuk përjashtohen as pistat e tjera. Nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë është regjistruar procedimi penal për këtë rast dhe nën drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime hetimore intensive, për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të largimit nga banesa.

Marku punonte prej vitesh në gjykatën e Lezhës, ndërsa së fundmi kishte fituar një vend pune si OPGJ në Prokurorinë e Lezhës dhe brenda pak ditësh pritej të transferohej. Policia po vijon kontrollet dhe hetimet në vendet ku dyshohet se mund të jetë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit