-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moderatorja italjane i drejtohet Smithit: Koha e princërve të kaltër që mbrojnë princeshat e tyre, ka përfunduar

Kryesoret

Moderatorja italjane Luciana Littizzetto, ka reaguar rreth skenës më të komentuar shuplakës së aktorit Will Smith kundrejt aktorit Chris Rock. Ajo ka thënë se Smith, nuk mund ta justifikonte atë veprim me një shkrim në Instagram. Gjithashtu Littizzetto, theksoi se nuk ishte e nevojshme të kalohej në ekstreme të tilla, pasi femrat mund ta mbrojnë veten.

“I dashur , Will Smith, u justifikove për pëllëmbën në skenë duke thënë: E bëra për dashuri. Seriozisht? Akoma ekzistojnë justifikime të tilla? Kemi kaluar nga dhuna ndaj femrave, tek dhuna për femrat. Di të them se koha e princërve të kaltër që mbrojnë princeshat e tyre, ka përfunduar, Will.  Kjo është një skenë tashmë e vjetër, që askush nuk do të donte ta shihte në Hollywood. Ne femrat nuk kemi nevojë për princër të kaltër, truproja, kujdestarë, apo meshkuj që të kujdesen për ne. Kemi nevojë për dikë që të na qëndrojëpranë, jo të na dalë përpara për të na mbrojtur. Një mashkull pa tru ka lënduar gruan tënde? I takon asaj tëreplikojë, nëse dëshiron të replikojë. Ndoshta ajo ka më tepër sens humori dhe e ka harruar këtë gjë. Ndërkohë të përshëndes, i dashur Will. Ne duam të të mbajmë mend kështu, me kupën e çmimit të parë Oscar të merituar, jo për figurën jo të hijshme që le përpara publikut” tha Luciana Littizzetto

Ishte skena më e komentuar nga ndarja e çmimeve Oscar ajo e shuplakës së Will Smith kundrejt aktorit të humorit, Chris Rock. Ky i fundit e teproi disi me humorin, duke përfshirë edhe gruan e Will Smith në të. Smith u justifikua më vonë se e bëri atë veprim për dashurinë. Sigurisht, në momente të tilla, është e vështirë ta ruash gjakftohtësinë, pasi të gjithë mund ta kemi provuar një situatë të tillë, ku përfliten familjarë, apo persona të dashur për ne. Duke qenë person publik, përballë një audience të gjerë, sigurisht reagimi nuk duhet të ishte i tillë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit