Prokurori e Tiranës, Ersileda Bala është shkarkuar ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Bala u hetua në të tre kriteret, por pikën e shkarkimit e vendosi justifikimi i të ardhurave.
Gjatë seancës, Balës iu kërkuan shpjegime në lidhje me një pagesë 48 mijë euro përmes bankës, për të cilën hetuesja tha se ishte falsifikuar firma e saj në faturën e pagesës.
Bala e ka filluar karrierën si magjistratë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në vitin 2008 dhe një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Në vitin 2015, ajo është emëruar si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ku ushtroi detyrën deri këtë vit.