-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rriten tensionet Ukrainë-Hungari për shkak të sanksioneve ruse

Kryesoret

Qeveria ukrainase ka akuzuar Hungarinë se po ndihmon Rusinë të vazhdojë agresionin e saj kundër Ukrainës, mes një mosmarrëveshjeje të përkeqësuar mes vendeve fqinje.

Ministria e Punëve të Jashtme akuzoi gjithashtu Hungarinë për forcimin e “ndjenjës së mosndëshkimit” të Rusisë lidhur me krimet e dyshuara të luftës të kryera.

Oleg Nikolenko, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, shkruan në Twitter se “ngurrimi i Hungarisë për të pranuar përgjegjësinë e Rusisë për mizoritë” gjithashtu i inkurajon ata “të kryejnë krime të reja”.

“Një propozim për të mbajtur bisedime paqeje në Budapest duket cinik. Nëse Hungaria dëshiron të ndihmojë, ajo duhet të ndalojë dëmtimin e unitetit të BE,” thotë ai.

Kryeministri Victor Orban – i cili ka qenë prej kohësh një aleat i presidentit rus Vladimir Putin pavarësisht anëtarësimit të Hungarisë në NATO – u rizgjodh në fillim të kësaj jave .

Hungaria është kundër sanksioneve të reja dhe shumë ekzistuese të vendosura tashmë ndaj Rusisë dhe ka refuzuar të furnizojë Ukrainën me armë.

Të mërkurën, Orban i tha Putinit se Hungaria do të ishte e gatshme t’i paguante Rusisë në rubla për importet e gazit – një lëvizje që vendet e tjera evropiane e kanë përjashtuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit