Ato janë 20 mjete ushtarake të quajtur Bushmaster dhe vlejnë 50 milionë dollarë. Australia, ka vendosur t’i dërgojë në Ukrainë, për të ndihmuar Kievin në rezistencën ndaj Moskës.
Kryeministri australian, Scott Morrison, i është përgjigjur pikërisht kështu thirrjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka kërkuar më parë ndihma konkrete ushtarake për vendin e tij.
Po ashtu, kontinent-shteti do të dërgojë edhe 26.5 milionë dollarë ndihma ushtarake në formën e armatimeve dhe municioneve ushtarake.