-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhet dëshmia e paditëses së Gjikos, vajza flet për prova

Kryesoret

Pretendimet e prokurorisë për dhunimin e të miturës nga reperi Gjiko, i ka konfirmuar edhe dëshmitarja A.H. Ajo po ashtu është pjesë e aktakuzës, pasi që përmes saj Gjikolli ishte njoftuar me viktimën. Dhe ndaj saj rëndon akuza për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale dhunim”, shkruan Gazeta . Në dëshminë e saj para hetuesve, A.H ka deklaruar se, në natën kur dyshohet se ka ndodhur dhunimi, ajo bashkë me viktimën dhe me një person tjetër, kanë qenë në banesën e reperit Gjiko. Ajo në detaje e ka përshkruar gjithçka që kishte ndodhur aty, ku kanë qëndruar e çka kishin pirë.

“Nuk më kujtohet data po ka qenë ora 21:00, në banesë te Gjiko, kemi qëndruar që të 4 në salon – dhomën e pritjes, aty unë kam konsumuar birrë, [viktima] ka pirë ujë. Ndërsa që të 4 pra unë, V., Gjiko, [viktima]. kemi konsumuar një cigare marihuanë. Marihuanën na e kanë dhënë Gjiko e V. pasi që ne nuk kemi pasur”, tha ajo.

Sipas dëshmisë së saj, Gjiko e kishte marrë të miturën në dhomën e tij.

“Pastaj [viktima] me Gjikon pas qëndrimit rreth 10 min me neve kanë shkuar në dhomën tjetër, ndërsa unë me V. qëndruam në sallon. Pas gjymsë ore unë kam trokitur në derën e dhomës ku ishin ata dy e kam thirrur [viktimën] që të vinte me mua, por ajo nuk erdhi me tha se do të qëndronte aty atë natë”, vazhdon dëshmia e A.H para hetuesve.

Ajo thotë se nga ballkoni e kishte parë se Gjiko po kryente marrëdhënie seksuale më të miturën dhe se ishte duke e gjiruar në skena të rënda.

“Gjatë kohës sa unë e V. qëndronim në ballkon e banesës nga dritarja e kam vërejtur [vitikmën] duke bërë seks me Gjikon dhe po ashtu e kam vërejtur Gjikon duke e incizuar atë tërësisht të zhveshur duke bërë disa skena që mua nuk më janë dukur normale dhe kam vendosur të largohesh dhe ajo ka mbetur aty”, thotë A.H lidhur me rastin.

Gjikolli e mohon se ka dhunuar vajzën e mitur – thotë se i siguroi strehim

Reperi Asdren Gjikolli, në deklaratën e dhënë para hetuesve, e ka pranuar se e njeh të miturën dhe se ka qenë në dijeni se ajo është banore e SOS Fshatit. Ai gjithashtu ka pranuar se e njëjta ka qenë edhe në banesën e tij.

“Diku ka fundi i vitit 2015 apo fillimi i vitit 2016, koha ka qenë natë ora 23:00 ajo ka ardhë në banesën time. Ajo ka ardhur vetëm nuk ka qenë në shoqëri të ndokujt dhe me vetëiniciativë dhe në njëfar mënyre ka kërkuar ndihmën tonë duke treguar se jeton në SOS fshat dhe se atje është e abuzuar psiqikisht se ka jetë të vështirë, nuk ka cka me hangër, nuk ka cka të veshë dhe se është jetime, na ka treguar arsyen pse ajo përdorë narkotikduke theksuar se e përdorë për tu qetësuar nga se ka abuzime psikike në SOS fshat”, tha reperi para hetuesve.

Gjikolli, ka deklaruar se e ka lejuar të miturën të kaloj natën në banesën e tij, me arsyetimin se ka qenë vonë dhe se e mitura nuk ka mundur të kthehet në SOS Fshat aq vonë.

“Ajo ka qëndruar atë natë aty, dhe ka fjetur në sal;on, e pasi që dukej shumë e re në moshë unë bile ja kam shtruar mbulesat e fëmijëve. Unë kam fjetë në dhomën time”.

Tha se e mitura ka qenë nën ndikimin e narkotikëve. “Edhe këtë herë kur [viktima] ka ardhë në banesën time ka qenë në krizë narkotike, dhe e njëjta na ka kërkuar narkotikë mirëpo ne nuk i kemi dhënë pasi që nuk kemi pasur”. Por, Gjikolli e mohon se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, shkruan Gazeta.

“Nuk është e vërtetë që unë kam kryer marrëdhënie seksuale me të. Të nesërmën unë jam ngritur herët dhe jam dal nga banesa me femrën time dhe ajo ka mbetur në banesë duke fjetur, më vonë jam dëgjuar në telefon me V. dhe e kam pyetur se a kishte shkuar ajo vajzë. Ai më njoftoi se kishte ngrënë një picë dhe ishte larguar”, tha Gjikolli.

“Pas diku rreth 10 dite ajo me ka provokuar në Fb duke më dërguar foto nudo dhe gjysmë e zhveshur dhe me të unë nuk kam mbajtur kurrfar kontakti dhe as nuk jam takuar e as përgjigjur asnjë mesazhi në FB”, tha ai.

Lidhur me këtë aktakuzë ndaj Gjikollit, i cili ngarkohet me veprat e rënda penale, para disa ditësh ishte paraparë të mbahet seanca e parë fillestare. Por seanca ishte shtyrë pasi që mbrojtja kishte kërkuar pajisjen me shkresa të lëndës. Mediat raportuan lidhur me këtë rast, por kundër raportimeve reagoi ashpër reperi. Ai ka paralajmëruar padi për shpifje. /Gazeta Indajderi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit