Pasditen e sotme në fshatin Lus i Vogël në Kavajë, nga familjarët, është gjetur e mbytur në pusin pranë banesës së saj, në dukje pa shenja dhune, shtetasja L. X., 75 vjeçe.
Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se është vetë-hedhur në pus. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.