Autorët e vrasjeve të civilëve në qytetin ukrainas Bucha, afër Kievit, ishin fajtorë për krime lufte dhe duhet të mbahen përgjegjës, ka thënë kancelari gjerman Olaf Scholz.
Që kur trupat ruse u tërhoqën nga Bucha javën e kaluar, zyrtarët ukrainas thonë se qindra civilë janë gjetur të vdekur.
Scholz thotë: “Kjo është diçka që nuk mund ta harrojmë.
“Ne nuk mund të anashkalojmë se ky është një krim. Këto janë krime lufte që ne nuk do t’i pranojmë… ata që e bënë këtë duhet të mbajnë përgjegjësi.”
Scholz ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë mbrojtëse.
Nënkryetari i bashkisë së Buçës thotë se më shumë se 360 civilë u vranë, me rreth 260-280 të varrosur në një varr masiv nga banorë të tjerë.
Rusia ka mohuar kryerjen e vrasjeve dhe i ka quajtur akuzat një “falsifikim monstruoz”.