-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekonomisti austriak: I gjithë Ballkani Perëndimor në NATO dhe BE

Kryesoret

Ekonomisti austriak Gunther Fehlinger ka folur rreth ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor dhe luftën në Ukrainë.

Pas kësaj lufte, Fehlinger e sheh Rusinë humbëse, ndërsa Bashkimin Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më të fortë dhe më të bashkuar.

Ndër të tjera ekonomisti austriak thotë se Putinin e sheh si një Millosheviç të ri, teksa bëri thirrje që bota e civilizuar të qëndrojë e bashkuar kundër mizorive të tij.

Në një intervistë për “The Geopost”, ka folur edhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO.

“Po bëj thirrje që shtetet anëtare të NATO-s në Ballkan, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut të jenë shumë shpejt në BE, deri në vitin 2024, në zgjedhjet e ardhshme evropiane. Këta tre aleatë të NATO-s, të cilët janë të plotë në harmoni me politikën tonë evropiane, duhet të jenë plotësisht në BE, janë të gatshëm për këtë, dhe mendërisht janë në botën tonë të lirë dhe kjo është e rëndësishme. Ne duhet t’i mbështesim më shumë. Pastaj, Bosnja dhe Kosova duhet të marrin para së gjithash ftesën për anëtarësim në NATO, për të qenë të sigurt, dhe statusin e kandidatit në BE, sepse duhet të shkojnë drejt hapit tjetër, dhe gjithashtu duhet të jemi të qartë se Serbia, sidomos tani pas zgjedhjeve të fundit, nuk është gati për anëtarësim në BE, kështu që statusi kandidat i Serbisë në BE duhet të ngrihet”, është shprehur Fehlinger.

Fehlinger ka shtuar se Bashkimi Evropian duhet të jetë më e ashpër me Serbinë sa i përket qështjes së dialogut me Kosovën, duke theksuar se BE-ja në 10 vitet e fundit është treguar shumë e butë me Serbinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit