Ousmane Dembele nuk e ka rinovuar ende kontratën me Barcelonën. Futbollisti francez e kishte refuzuar ofertën e parë të gjigantit katalunas dhe klubi kishte vendosur ta shiste atë në muajin janar, por që transferimi i tij diku tjetër dështoi.
Tani ish-futbollisti i Borussia Dortmundit po kalon nëpër një formë të mirë dhe i ka bindur drejtuesit e klubit që t’ia përmirësojnë ofertën.
Edhe shokët e skuadrës po kërkojnë nga futbollisti të mos largohet nga “Camp Nou”.
“Ousmane duhet të qëndrojë këtu në Barcelonë”, është shprehur përforcimi i fundit i gjigantit katalunas, Pierre-Emerick Aubameyang.
Drejtuesit e klubit do të takohen përsëri me përfaqësuesit e lojtarit në një të ardhme të afërt.
Sipas mediave spanjolle, negociatat do të vazhdojnë në ditët apo javët në vazhdim pas takimit hapës në mes tyre në Marrakech.
Dembele mund të transferohet në Premierligë ose në Francë tek Paris Saint-Germaini, nëse dështojnë bisedimet me klubin aktual.
Mediat spanjolle shkruajnë se numrat e Ousmane janë barazuar me të Benzemasë dhe Messit, me 13 ndeshje më pak, barazohet me 11 asistimet e madridistëve, lider në LaLiga 2021-22, dhe arrin 9 të Leos në PSG duke menduar vetëm për vitin 2022.