-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abramovich gati të blejë klubin e madh spanjoll

Kryesoret

Është edhe Roman Abramoviç i interesuar për të blerë klubin e Valencias nga pronari aktual, shumë pak i dashur në qytetin spanjoll, Peter Lim. Emrin e pronarit në largim të Çelsit e zbuloi ish-zëvendëspresidenti i klubit, Migel Sorio, gjatë orëve të fundit.

Përmes një komunikate, Sorio njoftoi shtypin spanjoll se edhe oligarku rus është i interesuar për të blerë aksionet e klubit për ta rikthyer edhe njëherë konkurrues me Barcelonën dhe Realin.

Valencia është klubi i dytë që përflitet për një interes nga Abramoviç, pas Gëztepes në Turqi. Pas vendosjes së sanksioneve nga qeveria britanike, biznesmeni rus e nxori në shitje klubin e Çelsit të cilin e bleu në vitin 2003 për 140 milionë paund. Sot ai kërkon 3 miliardë paund për shitjen, por që pas sanksioneve nuk mund të përfundojnë në llogarinë e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit