IKMT ka ndërmarr një aksion për shembjen e ndërtimeve në vijën e bregdetit.
Ditën e sotme kanë shembur rreth 12 kabina plazhi në Golem, shembja erdhi për shkak të dëmtimit që kishin pësuar banesat nga tërmeti i 2019.
Aksioni është kundërshtua nga banorët. Ata thonë se nuk askush më parë nuk i ka informuar se banesat e tyre janë dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe duhet të shemben.
“Kemi 30 vjet që jetojmë aty, bëhemi 12 familje. nuk na kanë dhënë urdhrin kur ka rënë tërmeti po na e thonë tani. ku do shkojmë me 120 mijë lekë. Banesa ime është DS4. Nuk jam në dijeni”.
Sipas banorëve, prishja e shtëpive të tyre bëhet për ti hapur rrugë ndërtimit të hoteleve.