Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur në parlamentin lituanez sot, tha se ka “mijëra e mijëra viktima” dhe “qindra raste të torturave brutale” që po zbulohen në zonat e ku kanë sulmuar forcat ruse nga Ukraina.
Varre të reja masive gjenden pothuajse çdo ditë. Trupat vazhdojnë të gjenden në kanale dhe bodrume,” tha ai.
Zyrtarët në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev do të vazhdojnë të “hetojnë krimet e luftës” të kryera nga ushtria ruse, iu tha Zelensky deputetëve lituanez.
Ai është i sigurt se Rusia do t’i mohojë akuzat, por krimet do të jenë “në ndërgjegjen e propagandistëve rusë”, raporton BBC.