Pamje të pabesueshme vijnë nga Shangai , qyteti me 25 milionë banorë që tani i ngjan një fortese, pasi autoritetet po përdorin çdo mjet për të penguar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre.
Videoja e fundit, e cila është bërë virale në rrjetet sociale, tregon burra të armatosur, të veshur me uniforma anti-Covid, teksa rrëmbejnë një qytetar nga shtëpia e tij për ta transportuar në “kampet e karantinës” të krijuara nga qeveria për të frenuar përhapjen Covid-19.
Burri i paraqitur në video është një nga banorët e shumtë të qytetit që refuzojnë të shkojnë në kampe. Në fakt, sipas raportimeve, autoritetet i çojnë me forcë njerëzit në kampe karantine, madje edhe nëse kanë një test negativ.
Siç shihet në video, disa personat veshur me uniformat mbrojtëse, pasi e çojnë në kamp e detyrojnë me forcë që të vendosë maskën.