-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Jashtëm turk: Takimi Putin me Zelenskyn nuk është larg

Kryesoret

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, deklaroi të enjten e 14 prillit se ekziston mundësia për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Unë besoj se një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky nuk është larg. Gjithçka varet nga konsensusi dhe pozicioni i Putinit. Në parim, lideri rus nuk është kundër”.

Duke u shprehur se do të bëjnë përpjekje për të bashkuar liderët, ministri Çavusoglu tha se “negociatat mes delegacioneve tona vazhdojnë”.

Çavusoglu shtoi se “imazhet çnjerëzore nga rajone si Bucha dhe İrpin, të cilat ne gjithashtu i dënojmë, ndryshuan atmosferën”.

“Si Turqi, ne po bëjmë përpjekje për një zgjidhje”.

Ai tha se ata do të respektojnë sanksionet e Kombeve të Bashkuara dhe se “Turqia po vepron në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

“Ne do të mbajmë qëndrimin tonë të ekuilibruar”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit