Jude Bellingham është një nga lojtarët me më shumë perspektivë në Europë teksa po shkëlqen me fanellën e Borussia Dortmund. Mirëpo, 18-vjeçari që ka bërë për vete edhe gjigand si Real Madrid, në një rrëfim të fundit thekson se nuk ka qenë i dhënë pas futbollit ndërsa shton se babai ka qenë heroi i tij më i madh.
“Nuk kam qenë asnjëherë i interesuar te futbolli, sidomos kur kam qenë fëmijë. Por, gjithçka nisi kur shihja babain tim tek luante, në vijim po e pëlqeja gjithnjë e më shumë këtë sport. Im atë ishte një hero për mua, në atë kohë luante edhe Rooney apo Van Persie, por unë nuk kisha asnjë idhull tjetër përveç babait tim.
Ata të dy ishin shumë të mirë, por babai ishte numri një. Kam ëndërruar të luaj për kombëtaren dhe dua të fitoj Kupën e Botës për t’i bërë të gjithë bashkëkombësit e lumtur”, u shpreh Bellingham.