Ndoshta në moshë më të vogël, personazhet antagonistë të filmave vizatimorë kanë qenë gati-gati të urryer e kjo nuk ka nevojë për ndonjë shpjegim. Por faktet tregojnë se ata kanë gjithmonë batutat më të bukura, karakteret më komplekse apo edhe këngët më të bukura në të gjithë filmin. Në bazë të anës suaj më të errët, horoskopi do t’ju gjejë personazhin që ju përshtatet më shumë!
Dashi: Mbretëresha e zemrave- Liza në botën e çudirave
Ajo është e fiksuar pas ngjyrës së kuqe, është gjaknxehtë dhe shumë e paparashikueshme.
Demi: Shtriga e Borëbardhës
Qëllimi i saj është të jetë më e bukura e të gjithëve, fiks si një Dem i cili do të jetë gjithnjë në krye të radhës për çdo gjë. Është xheloze dhe gati-gati narciste.
Binjakët: Hadi tek Herkuli
Strategjik, i zgjuar dhe manipulues. A nuk ju duket se ky përshkrim i Hadit i shkon përshtat binjakëve?
Gaforrja: Njerka e Hirushes
Protektive aq sa u merr frymën vajzave të saj biologjike. Njerka do të bënte gjithçka për të mbrojtur familjen e saj edhe nëse kjo do nxirrte anën e saj më të errët. Gaforret janë pikërisht kështu!
Luani: Rasputin tek Anastasia
Rasputin kishte humbur respektin dhe vendin e tij në familjen e Carit të fundit të Rusisë dhe hakmarrja ishte gjëja e vetme që ai bluante në mendje. Njerëzit e lindur nën shenjën e Luanit do të bënin të njëjtën gjë nëse do u cenohej reputacioni.
Virgjëresha: Ursula- Sirena e Vogël
Ursula do t’i marrë pushtetin Tritonit, mbretit të shtatë deteve, njësoj si Virgjëresha që do të drejtojë në lidhje, punë, shtëpi apo në rrethin e miqve. Njësoj si Binjakët, Virgjëresha drejtohet nga planeti i komunikimit, ndaj dhe Ursula është aq e zonja me fjalët saqë e bind Arielën t’i japë zërin hua.
Peshorja: Gaston tek e Bukura dhe Bisha
Gastoni dëshiron të pëlqehet nga të gjithë dhe Peshorja nuk mbetet mbrapa. Nuk durojnë dot të jenë në hije dhe duan të bëjnë për vete, të vetmin person që nuk i pëlqen. Njësoj si Gastoni me të Bukurën edhe pse nuk kanë asgjë të përbashkët.
Akrepi MALEFICENT tek Bukuroshja e fjetur
Shtriga me magjinë më të zezë në të gjitha filmat vizatimor. Ajo planifikoi një hakmarrje për 16 vite thjesht sepse nuk harron dhe nuk fal askënd.
Shigjetarin- Oogie Boogie “THE NIGHTMARE BEFORE CHRISTMAS”
Një Shigjetar i lig është e kundërta e Santa Claus. Pëlqen të qeshë, të luajë, me jetën tuaj sigurisht ! Është sharmant dhe e drejton mirë situatën si një Shigjetar, por gjithmonë në interes të tij.
Bricjapi: RATCLIFFE tek Pocahontas
Njësoj si Ratcliffe i cili e kishte mendjen vetëm të zaptonte toka e të vidhte ar dhe Bricjapi e ka mendjen vetëm të pasurohet. Vlerësojnë shumë anën materiale dhe do të bënin gjithçka për të mos cenuar statusin e tyre në grup.
Ujori: Izma tek Çmenduritë e Perandorit
Është provokative dhe kaotike. I del kundra shefit të saj dhe dëshiron të zërë vendin. Ujori është gjithashtu ekscentrik e kur do diçka, do të bënte gjithçka për ta arritur.
Peshqit: FROLLO tek Kurrizo i Notre Damit
Peshqit duan të kujdesen për njerëzit më të dobët se ta, por nga ana tjetër ata janë manipulative dhe pëlqejnë të luajnë viktimën për ta bërë tjetrin të ndihet edhe më keq.