Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përmes një reagimi në rrjetet sociale ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës.
“Sulmi ndaj autoriteteve të Policisë, në veri të Republikës së Kosovës, është një veprim i dënueshëm”, ka thënë ajo.
Sipas saj, akte të tilla nuk i shërbejnë paqes, stabilitetit, sigurisë, zhvillimit dhe evropianizimit të rajonit.
“Vlerësoj Misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, për dënimin e këtyre akteve dhe gadishmërinë për të mbështetur Policinë e Republikës së Kosovës!”, ka shtuar Nikolla.