-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë po na paralajmëron Trixa me postimin e fundit?

Kryesoret

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në ‘BBV’. Lidhja e saj me Donald Veshaj brenda shtëpisë së ‘BBV’, ndarja e tyre dhe trekëndëshi i formuar Bora-Donald-Trixa kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë.

Para pak kohësh u përfol për një bashkëpunim mes kengëtares dhe Dj Geek, projekt i cili u konfirmua nga të dy artistët. Kënga titullohet “Ma shumë se ti” dhe u publikua vetëm para pak ditësh. Dhe menjëherë pas këtij projekti, Trixa po na tregon se nuk ka të ndalur dhe ndodhet në studio për të regjistruar surprizën e saj të radhës për të cilën shprehet shumë e entuziasmuar.

Por, një postim i fundit na bën të dyshojmë pak. Bukuroshja ka shpërndarë në Instastory-n e saj një foto ku duken flakët e një zjarri. Ende nuk dimë nëse kënga apo videoklipi kanë të bëjnë me këtë apo Trixa ‘do t’i vërë flakën’ diçkaje me surprizën e saj të radhës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit