Nuk është as Benzema dhe as Luka Modric, të cilët kanë vendosur rekorde të mëdha në La Liga, por Inaki Williams është i një tjetër niveli, rekordi i të cilit zor se do të thyhet ndonjëherë.
Integriteti fizik, besimi i trajnerëve, shumë aftësi dhe pak fat që nuk bën kurrë keq: në rekordin e nënshkruar dje nga Inaki Williams janë të gjitha këto. Sulmuesi spanjoll me origjinë ganeze, kundër Celta Vigos, ka koleksionuar ndeshjen e 227 radhazi të luajtur në La Liga, praktikisht gjashtë vite radhazi pa asnjë dëmtim, skualifikim apo përjashtim për zgjedhje teknike.

Tetorin e kaluar Williams kishte mposhtur rekordin e mëparshëm prej 203 ndeshjesh radhazi të luajtura në ligën spanjolle, që i përkiste Juanan Larranaga, mbrojtësit të Real Sociedad të arritur gjatë viteve ’80 dhe ’90.
Seria e pabesueshme e sulmuesit, nën kontratë me Bilbaon deri në vitin 2028 me një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh, filloi më 17 prill 2016 në fitoren 1-0 kundër Malagas: që atëherë 226 ndeshje të tjera radhazi, edhe pse të shënjuara me “vetëm” 44 gola (shtatë këtë sezon). Inaki Williams iu bashkua Bilbaos në dhjetor 2014, duke regjistruar gjithsej 333 paraqitje deri më tani, me 74 gola dhe 44 asiste.