-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Doli me pankartë gjatë edicionit informativ, redaktorja: Për krimin në Bucha jemi të gjithë fajtor

Kryesoret

Marina Ovsyannikova, redaktore e televizionit rus e cila doli me pankarta kundër luftës në Ukrainë gjatë transmetimit të lajme, së fundmi ka thënë se të gjithë jemi fajtor për çfarë ka ndodhur në Bucha.

“Përpara se të shfaqeshin pamjet e krimeve ruse të luftës kundër qytetarëve ukrainas në periferi të Kievit, Bucha, thashë se sanksionet duhet të vendosen vetëm ndaj Putinit dhe familjes së tij dhe se qytetarët e zakonshëm rusë nuk duhet të vuajnë nën to.

Që nga Buça, unë e shoh ndryshe. Unë besoj se duhet të ketë sanksione të ashpra. Se të gjithë rusët mbajnë fajin kolektiv. Secili prej nesh. Ashtu si gjermanët pas krimeve të tyre në Luftën e Dytë Botërore, ne do të duhet të kalojmë dekada duke kërkuar falje për atë që kemi bërë,” është shprehur ajo.

Ovsyannikova, e cila e përshkruan veten si “patriote”, u gjobit me 30,000 rubla (280 dollarë) nga një gjykatë në Moskë në mars për aktin “spontan” të rebelimit në të cilin ajo u shfaq gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të lajmeve me një shenjë që thoshte “Jo luftë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit