Prej ditësh emra të ndryshëm po lakohen për të hedhur kandidaturën për postin e presidentit të vendit.
Së fundmi, moderatorja e sportit Hygerta Sako përmes një postimi në Instastory ka shfaqur interesin për këtë pozicion duke pyetur ndjekësit e saj nëse duhet të kandidojë edhe ajo.
“Ore s’paska mbetur njeri pa hedhur kandidaturën për President. A ta hedh edhe unë?”, ka shkruar ajo përmbi foto, duke lënë të kuptohet se kjo ishte thjesht një shaka.
