Sindikata e Arsimit në Maqedoinë 4 Veriut vijon të thotë se rritja e pagave duhet të jetë 18.4%, e jo 10% sa u bë oferta nga Ministria e Arsimit. Ndaj greva në arsim vazhdon.
“Oferta nuk u pranua për shkak se fillimisht është ofertë gojarisht. Nuk ka formë të shkuar. E dyta është se 95% e anëtarësisë u deklarua se nuk dëshiron një ofertë të tillë. Na vjen keq që shkollat do të mbeten vetëm për hyrje dhe jo për mësim”, thonë nga SASHK.
Kjo është dita e tetë që arsimtarët, edukatorët dhe profesorët e arsimit të mesëm mbajnë grevë ndërsa nxënësit nuk shkojnë në shkollë.