Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka treguar se tashmë në QSUT mund të kryhen trajtimet e fëmijëve të sëmurë nga Hemofilia me anë të trajtimi profilaktik.
Manastirliu shkruan se është siguruar trajtimi profilaktik nëpërmjet Faktorit VIII-të për fëmijët me Hemofili, si dhe trajtimin akut për pacientët në këtë Qendër, duke shmangur pasojat në shëndet, që mund të sjellë kjo patologji.