8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS zbulon nesër emrin e Presidentit, Balla: Të mërkurën takoj opozitën, Berishën s’e njoh

Kryesoret

Nesër deputetët e PS-së do të çojnë në mbledhjen e grupit zarfin me tre emrat e propozuar për president. Kryetari i grupit, Taulant Balla së bashku me Elisa Spiropalin, që janë dy nga tre socialistët e mandatuar për këtë proces, dolën sot në një konferencë për mediat. Balla tha se ditën e mërkurë do të zhvillojë një takim me krerët e grupeve parlamentare për këtë proces, Enkelejd Alibeaj, Mesila Doda dhe Fatmir Mediu.

Nesër do të jetë hapi i parë i konsultimit me grupin parlamentar të PS-së, që udhëheq këtë proces për herë të parë që nga 1997, kur u zgjodh zoti Mejdani.

Pasnesër, ditën e mërkurë në orën 17;00 do të ftoja kryetarët e grupeve parlamentare, që sipas mundësive të ulemi në një takim të parë. Takime të tjera nuk kanë ndodhur, ai do të jetë takimi i parë. Duam të ulemi me opozitën pa asnjë lloj parakushti” tha ai.

Referuar situatës ku ndodhet PD, i pyetur se përse nuk e zgjeron rrethin e konsultimeve me grupin e Rithemelimit, Taulant Balla tha se dialogu do të zhvillohet me grupet zyrtare në Kuvend, “Si ishte Këshilli? Apo Komisioni i Rithemlimit. Nuk njoh ndonjë grup parlamentar me emrin “grupi i Rithemelimit” në Kuvend” tha ai, duke injoruar Sali Berishën.

Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka ftuar për konsultime për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit edhe publikun, ku i është kërkuar që të propozojnë një emër që ato duan. “Konsultime do të zhvillohen edhe me shoqërinë civile” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit