Derbi numër 167 mes Cërvena Zvezdës dhe Partizanit të Beogradit i luajtur të shtunën pasdite u mbyll pa gola.
Mediat serbe raportojnë se ndeshja ka qenë e një niveli të dobët dhe fare pak raste për shënim.
Ndërkohë, protagonisti i ndeshjes ka qenë gjyqtari, i cili ka nxjerrë tetë kartonë të verdhë, 6 për Zvezdën dhe dy për Partizanin. Por lajmin e vërtetë e kanë bërë tifozët, teksa rrugët e Beogradit janë kthyer në arenë përleshjesh mes dy tifozërive.
Mediat serbe raportojnë se nga përleshjet, një tifoz ka mbetur i plagosur rëndë.