-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rita Ora bëhet imazhi i markës së famshme të modës

Kryesoret

Këngëtarja e njohur, Rita Ora njihet për stilin e saj të veçantë dhe dashurinë që ajo ka për modën.

Sipas Daily Mail, Rita Ora ka arritur të nënshkruaj një marrëveshje prej 5 milionë pound (6 milion euro) si imazhi më i ri i markës së njohur “Prada”.

Shtëpia e modës luksoze italiane ka një histori të gjatë partneriteti me personazhe të famshëm, dhe së fundmi shpalli Tom Holland si imazhin e fushatës së tyre të veshjeve për meshkuj “pranverë/verë 2022”.

31-vjeçarja, do të bëhet pjesë e markës, disa vite pasi ka ndjekur shfaqjet e tyre të modës dhe ka treguar dashurinë e saj për këtë brand të njohur.

Një burim tha për The Sun :

“Drejtuesit e modës mendojnë se Rita është e përshtatshme për të mbajtur markën e tyre të fuqishme. Ajo është një superstar dhe kalon botën e muzikës, filmit dhe TV. Pamja e Ritës është ikonë”.

Rita ka linjën e saj të veshjeve “Rora Republic” dhe më parë ka drejtuar fushata me kompaninë kozmetike “Rimmel” dhe kompaninë e veshjeve sportive “Adidas”.

Duke folur për “Vogue Arabia” kohët e fundit Rita tha:

“Unë kam marrë shumë frymëzim nga Cher, Madonna dhe Tina Turner. Të treja janë mbretëreshat absolute të rishpikjes. Evolucioni i tyre si artistë më frymëzon vazhdimisht që të rrezikoj me muzikën, modën dhe performancën.”, përfundoi artistja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit