Shoqata e Infermierëve ka reaguar për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në urgjencën e QSUT-së ku një vajzë e cila ka shkuar me dhimbje barku ka lindur në tualet foshnjën e saj.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se e reja ka thënë se kishte vetëm dhimbje të forta barku dhe është drejtuar direkt për në tualetin e Ugjencës.
Aty ka sjellë në jetë foshnjën e saj dhe deklaroi se nuk ishte ne dijeni për shtatzëninë.
Njoftimi i Shoqatës së Infermierëve:
E reja qe lindi ne urgjencë deklaroi që nuk ishte në dijeni për shtatzëninë shoqata e infermiereve te Shqipërisë. Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ne Urgjencën polivalente të QSUT ku një e re rreth moshës 20 vjeçare e paraqitur me dhimbje barku lind ne tualetin e Urgjencës Shoqata e Infermiereve vajti në Urgjence ku mori informacione të mëtejshme të një rasti te rrallë të ndodhur në Shqipëri.
Stafi deklaroi qe vajza sapo është paraqitur ne Urgjencën ka deklaruar për dhimbje te forta barku dhe fryrje barku dhe direkt është drejtuar për në tualetin e Urgjencës ku ne pak minuta ajo dhe ka kryer një lindje në ambientet e tualetit.
Pas ndihmës së dhënë aty e reja bashke me fëmijën është shoqëruar ne ambientin e sallës së kirurgjisë ku është bërë dhe trajtimi i mëtejshëm dhe ku është kryer dhe prerja e kordonit te bebit e me pas është njoftuar stafi i maternitetit të cilët janë paraqitur dhe kane transportuar ne ambientet e maternitetit nënën me fëmijën e saj.
I gjithë stafi ka mbetur i shtangur kur nëna kishte deklaruar qe nuk ishte ne dijeni te një shtatzënie e cila ka sjell një reagim te madh ne mes stafit dhe familjareve te vajzës. Gjithsesi i urojme shëndet te mirë nënës dhe fëmijës dhe pse një ngjarje e tille është një këmbanë alarmi për rininë Shqiptare.