Fregata ‘Aconit’ e Marinës Franceze është ankoruar në Portine Durërsit ku do të ketë një ndalesë disaditore.
Kjo fregatë është vendosur në Mesdheun qendror si pjesë e misioneve të prezencës së rregullt të anijeve luftarake franceze në këtë zonë detare dhe veçanërisht në detin Adriatik.
Patrulla Aconit i mundëson Francës të përvetësojë njohuri të pavarura për zonën, të kontribuojë në sigurinë e qasjeve detare në Evropë dhe të afirmojë kujdesin që tregon Franca për sigurimin e lirisë së qarkullimit detar dhe ajror.
Gjatë kësaj ndalese, ekuipazhi i Aconit do të bashkëpunojë me marinarët shqiptarë me qëllim shkëmbimin e ekspertizës dhe njohurive midis partnerëve të bregut të Mesdheut, veçanërisht në fushat e operacioneve policore në det, të përpjekjeve kundër avarive dhe të zhytjes ushtarake.
Kjo fregatë është vendosur në Mesdheun qendror, si pjesë e misioneve të prezencës së rregullt të anijeve luftarake franceze në këtë zonë detare dhe veçanërisht në detin Adriatik. FLF Aconit ka filluar shërbim aktiv në vitin 1999, dhe është një nga pesë fregatat e tipit La Fayette të Forcës së Veprimit Detar. Si një anije luftarake e fshehtë, Aconit mund të kryejë veçanërisht misione të mbikëqyrjes detare, të zbulimit, të vendosjen në gatishmëri të forcave speciale ose të integrohet në një Task Force në një zonë krize. Në ditën e fundit të qëndrimit të saj në vendin tonë do të zhvillohet dhe një stërvitje e përbashkët me forca të marinës sonë.
Në njoftimin e saj, ambasada franceze në Tiranë bën me dije ndër të tjera se patrulla Aconit i mundëson Francës të përvetësojë njohuri të pavarura për zonën, të kontribuojë në sigurinë e qasjeve detare në Evropë dhe të afirmojë kujdesin që tregon Franca për sigurimin e lirisë së qarkullimit detar dhe ajror.