Kryeministri polak Mateusz Morawiecki thotë se vendi nuk mund t’i lërë “fqinjët të vetëm” dhe u ka bërë thirrje kombeve të tjera të mbështesin “shpirtin luftarak” të Ukrainës.
Morawiecki thotë se trupat ukrainase po luftojnë për sigurinë e Evropës.
Ai ka folur në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, në inaugurimin e strehimit të ri të përkohshëm për personat e zhvendosur.
“Ne duhet ta mbështesim këtë frymë luftarake, edhe duke u kujdesur për më të dobëtit”, thotë ai.
“Sot pamë gra dhe fëmijë, sepse burrat po luftojnë në front për një Ukrainë të lirë dhe gjithashtu për sigurinë tonë”.
Qeveria polake thotë se në partneritet me Ukrainën deri në 5,000 ukrainas të zhvendosur nga pjesë të tjera të vendit do të strehohen në qytete të përkohshme të transportit me kontejnerë në Lviv, si ky.