-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stina e alergjive dhe mitet rreth saj

Kryesoret

Alergjitë janë një problem i madh me të cilin përballen shumë njerëz, pavarësisht moshës dhe gjinisë. Megjithatë, disa gjëra të lidhura me alergjitë janë kthyer në mite me kalimin e viteve dhe nuk duhen besuar.

Sezoni i polenit zgjat vetëm në pranverë

Kur kishte ende sezone të ndara qartë, mund të ketë qenë kështu. Për shkak të ndryshimeve klimatike dhe temperaturave të buta, poleni është në sezon pothuajse gjatë gjithë vitit. Vjeshta jep një pushim të shkurtër para se të rifillojë rreth periudhws sw Krishtlindjeve.

Alergjia ndaj pluhurit të shtëpisë shoqërohet me papastërti

Jo e vërtetë. Marimangat, sporet e kërpudhave ose qimet e kafshëve shkaktojnë alergji në pluhurin e shtëpisë. Megjithatë, kjo nuk mund të shmanget as në një shtëpi të pastruar me kujdes. Por, mund të bëhet diçka për ashpërsinë e sulmit alergjik. Ata që heqin vazhdimisht pluhurin e shtëpisë dhe e pastrojnë rregullisht, mund të zvogëlojnë shkallën e sulmit.

Alergjitë mund të shfaqen papritmas

Për shumicën e njerëzve, alergjitë janë një surprizë. Megjithatë, njerëzit nuk kanë një reaksion alergjik që ndodh menjëherë. Përkundrazi, është një proces. Alergjenët janë proteina të huaja ndaj të cilave sistemi imunitar reagon tepër, dhe ky reagim mund të zhvillohet gradualisht. Për një kohë, trupi mund të neutralizojë proteinat e huaja pa komplikime. Por në një moment, sistemi imunitar përshkallëzohet dhe trupi reagon me simptoma tipike të alergjive.

Alergjitë janë të trashëguara

Gjenet luajnë një rol të rëndësishëm në alergjitë. Kushdo që ka të afërm me ethe polenike, neurodermatit ose alergji ndaj zbokthit të kafshëve është gjithashtu në rrezik më të lartë për t’u sëmurë. Megjithatë, miti është se fëmijët marrin automatikisht të njëjtat alergji si prindërit e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit