Aktivistja Evi Kokalari ka bërë një postim në Facebook duke thënë që shqiptarët janë të sunduar nga krimi dhe korrupsioni.
Ish-kandidati për kreun e degës së Partisë Demokratike Kukës, Irel Elezi ka reaguar në postim duke i thënë “Ti je në gjumë zonjë”.
Kokalari i është kundërpërgjigjur duke i thënë se nuk është dakord me deklaratat e tij që zgjedhjet janë të manipuluara.
Irel Elezi pak pas fillimit të procesit zgjedhor u tërhoq nga gara pasi pretendoi se lista e anëtarësisë e vënë në dispozicion nga Komisioni i Rithemelimit kishte mangësi të anëtarëve të hershëm të kësaj force politike dhe emra të rinj duke e cilësuar manipulim të procesit.