Tre të rinjtë Viard Kotori 29 vjec, Etmond Dokushi, 32 vjec dhe Ervin Kamolli të akuzuar për falsifikim monedhash kanë dal, para gjykatës për masën e sigurisë.
Të rinjtë u arrestuan 18 prill, ku Viard Kotori tentoi të thyente në një ‘Exchange’ 2 mijë dollarë të falsifikuar. Ka qenë punonjësja e këtij ‘Exchange’ që zbuloi falsifikimin dhe lajmëroi policinë, ku më pas u vunë në pranga tre persona.
Të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer të paktën 20 shkëmbime parash falëse në pikat e kuptimit valutor. Ata kanë hedhur në qarkullim nëpër biznese në Tiranë, por edhe qytete të tjera kartëmonedha të prerjes 50 dollarë.