Moderatorja e “Big Brother VIP Albania”, Arbana Osmani ka treguar në rrjetet sociale se si mësoi gjininë e fëmijës së tretë.
Me anë të një ‘ask’ në “Instastory”, moderatorja i është përgjigjur një ndjekëseje ku ka zbuluar se gjininë e bebit e ka zbuluar kur ka qenë me pushime dhe nga emocionet nuk kanë bërë asnjë xhirim.
“Nuk ishim dhe aq të organizuar. Kur e morëm vesh kemi qenë me pushime. Plus unë kisha shumë kuriozitet dhe emocione kështu që nuk kemi xhiruar gjë. E ngaqë kishim Dielli në gjumë as nuk bërtisnim dot. Kujtime dhe emocione të bukura për ne të tre gjithsesi.”, shkruan moderatorja.