Pasditen e sotme në orën 16:00, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i shoqëruar nga Elisa Spiropali kanë zhvilluar një takim me Fatmir Mediun, që është njëri nga tre kryetarët e grupeve opozitare në Kuvendin e Shqipërisë.
Kreu i PR-së ka qenë i shoqëruar nga Agron Duka. Gjithashtu sot, Balla takoi Mesila Dodën dhe një grup nga shoqëria civile për të diskutuar për presidentin e ri.
Nesër do të zhvillohet takimi me kreun e PD-së, Enkelejd Alibeaj. Dje PS “votoi” propozimet nga grupi parlamentar, ku rezultuan 67 emra, që do të kalojnë në proces seleksionimi.