-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Netflix anulon ‘Bright 2’ pas shuplakës së Will Smith në Oscars

Kryesoret

Netflix nuk do të publikojë ‘Bright 2’. Planet për nxjerrjen e filmit thuhet se janë anuluar edhe pse filmi në 2017 ishte ndër më të pëlqyerit.  

Sipas mediave të huaja, njoftimi u bë në ‘Twitter’ nga Lucas Shaw, autor në ‘Bloomberg’. Në njoftim thuhej se kjo erdhi si pasojë e shuplakës së bujshme të Chris Rock në Oscars 2022 por regjisori e mohoi këtë gjë.

Për sa i përket serialit të ardhshëm dokumentar ‘Pole to Pole’ me Smith, fillimisht ishte planifikuar të bëhej në pranverë, por tani është shtyrë deri në fund të vjeshtës.

Shumë kishin frikë se projekti ose ishte ndërprerë ose ishte vënë në prapavijë pas anulimit ose ndalimit të një morie projektesh të Will Smith. Ata janë duke u ndalur për shkak të veprimeve të Smith në Oscars ku ai goditi Chris Rock i cili tha një shaka për gruan e tij. Pas incidentit në Oscars Smith u përjashtua nga eventi. Ai nuk do të jetë pjesë e Oscars për 10 vitet e ardhshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit