-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sizmologu kroat: Shkëmbi që shpëtoi Bosnjën nga tërmeti i fuqishëm

Kryesoret

Një tërmet i fuqishëm 5.7 ballë i shkallës rihter, me epiqendër në komunën e Berkoviqit, në Strupici goditi mbrëmë Bosnjën, por që u ndje në të gjithë Ballkanin, përfshirë Shqipërinë. Bilanci; një viktimë, disa të plagosur dhe shumë dëme materiale.

Sizmologu Tomislav Fiket tregoi arsyet që sipas tij Bosnja shpëtoi nga dëmet më të mëdha. Sipas tij përbërja shkëmbore është ajo që e ka shpëtuar Bosnjën nga pasojat e tërmetit.

“Për shkak të llojit të depozitave të thella të tokës, pasojat në Bosnjë Hercegovinë janë shumë më të lehta se në Petrinja dhe në pjesën tjetër të Banijës.

Në zonën e Petrinjës, toka përbëhet nga depozitime aluviale, pra tokë të lirshme, e cila sjell efektin e intensifikimit të tërmeteve. Në Bosnjë, toka është një shkëmb me shtresa për nga thellësia, prandaj pasojat në sipërfaqe janë akoma më të vogla”  tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit