-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

26.4% pjesëmarrja e votuesëve deri në mesditë në Francë

Kryesoret

Teksa në Francë po mbahen zgjedhjet presidenciale, qytetarët kanë kohë deri në orën 19:00, apo edhe në 20:00 në disa qytete të mëdha, për të shkuar në qendrat e votimit dhe për të zgjedhur mes dy finalistëve në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen.

Francezët për momentin nuk kanë marrë pjesë masivisht në votime.

Sipas ministrisë së Brendshme, pjesëmarrja deri në mesditë ishte 26.41%.

Një nivel pak më i lartë se ai në raundin e parë: në të njëjtën kohë.

Pjesëmarrja në mesditë, nga ana tjetër, është në rënie në krahasim me vitin 2017: në atë kohë, 28.23% e votuesve kishin hedhur votën e tyre.

Abstenimi përfundimtar kishte kaluar 25% në nivel kombëtar.

Pas një fushate zgjedhore përçarëse, Le Pen përballet me një betejë të vështirë me kundërshtarin e saj 44-vjeçar që është përpara zgjedhjeve.

Për të fituar, të dy duhet të tërheqin votuesit që mbështetën kandidatët e tjerë në raundin e parë.

Por këto janë dy figura polarizuese në Francë dhe abstenimi është një faktor kyç.

Kundërshtarët e Macron e quajnë atë arrogant dhe president të të pasurve, ndërsa liderja e ekstremit të djathtë është akuzuar se ka lidhje me presidentin rus, Vladimir Putin.

Vendvotimet u hapën  në orën 08:00 dhe 48.7 milionë njerëz kanë të drejtë të marrin pjesë. Sondazhet e para se kush ka fituar do të vijnë në orën 20:00.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit