Fitorja e Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale në Francë është mirëpritur nga strukturat më të larta të Bashkimit Evropian, ku urimet e para kanë ardhur nga dy figurat kryesore të unionit.
Ka qenë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e para, e cila e ka uruar presidentin e rizgjedhur francez.
“Urime mbi rizgjedhjen tuaj President i Republikës”, shkruan von der Leyen në Twitter. “Pres me padurim të vijojmë bashkëpunimin e shkëlqyer së bashku”.
Mesazhin e saj, presidentja e KE-së e përmbyll duke thënë se “së bashku, Franca dhe Evropa do të lëvizin përpara”.
Një mesazh urimi ka ardhur edhe nga Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, nëpërmjet medias sociale Twitter.