Të paktën 100 persona kanë humbur jetën në Nigeri si pasojë e shpërthimit të depove të depozitimit të naftës në një rafineri ilegale në kufirin mes shteteve Rivers dhe Imo.
Sipas autoriteteve lokale, shpërthimi ishte i menjëhershëm, duke mos iu dhënë mundësinë njerëzve që punonin rreth vendit të depozitimit të naftës që të largoheshin.
Numri i viktimave nga ky shpërthim mendohet të jetë dhe më i lartë, pasi ka ende shumë njerëz që mungojnë, si dhe dhjetëra të lënduar.
Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet po vijojnë hetimet për të vënë para drejtësisë përgjegjësit.
Papunësia dhe varfëria në deltën e Nigerit që prodhon naftë e kanë bërë rafinimin e paligjshëm të naftës bruto një biznes tërheqës, por me pasoja vdekjeprurëse. Nafta e papërpunuar merret nga një rrjet tubacionesh në pronësi të kompanive të mëdha të naftës dhe rafinohet në produkte në rezervuarë të improvizuar.