Juria dhe shikuesit e “Britain’s Got Talent” janë tronditur pasi një konkurrent gati u mbyt gjatë audicioneve.
Eskapologu Andrew Basso doli në dhe donte të demonstronte sesi mund të shpëtojë nga një qeli me uji.
36-vjeçari u përpoq të argëtonte fansat duke u ngjitur në një qeli torture uji, së cilës iu desh t’i shpëtonte duke hequr një bravë ndërsa ishte i lidhur me pranga dhe me kokë poshtë në kutinë e xhamit.
Ai iu tha gjyqtarëve të spektaklit: “Do të shpëtoj për dy minuta”.
“Më gjatë dhe nuk mund të dal gjallë. Unë jam duke rrezikuar jetën time”, tha tutje Basso.
Publiku filloi të shqetësohej kur eskapologu u përpoq furishëm të fuste çelësin në bravë për të shpëtuar.
Publiku ishte i heshtur ndërsa Andrew shikonte përreth me një vështrim të stresuar në fytyrën e tij, ndërsa minutat kalonin dhe arriti të shtyjë dhe të shpëtojë nga kutia.
Të katër gjyqtarët dhe publiku e duartrokitën në këmbë.