Procesi i votimeve në Partinë Demokratike për zgjedhjen e krerëve të degëve lokale ka nisur edhe ditën e sotme.
Demokratët zgjedhin kryetarin e degës në Korçë. Kandidatët në garë janë: Devis Osmani, Ledina Alolli, Arben Fezolli dhe Mateo Balli.
Procesi vazhdon prej disa javësh dhe ditën e shtunë pritet që të kulmojë në Kuvendin Kombëtar të PD-së.