Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar shtatë raste të reja me Covid-19.
Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 13 pacientë.
Numri i rasteve aktive ka arritur në 428.
“Nga 349 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.431. Në total numri i rasteve aktive është 428”, ka njoftuar Ministria.