-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mjeku flet për hepatitin akut: Prek kryesisht vajzat, mbi 10% e kalojnë rëndë

Kryesoret

Hepatiti akut i përhapur në 12 shtete të botës vazhdon të mbetet misterioz për sa kohë që nuk është përcaktuar origjina e tij. Në A2, mjeku shqiptar në Greqi, Vasil Llajo tha se rastet kryesore janë te fëmijët nga mosha 3-5 vjeç.

“Vazhdon të jetë misterioz se origjina e tij nuk është përcaktuar, adenovirusi 41 si shkaktar. Nga të gjitha raste që janë vërejtur prekjet jo në të gjitha rast nuk është konfirmuar prezenca e adenovirusi 41. Hepatiti ngelet misterioz duke mos izoluar agjentin shkaktar. Deri më tani rastet janë deri në 16 vjeç, mbi 60% nga 3-5 vjeç. Këtu është densiteti i rasteve dhe 65% të rasteve janë vajza. Në asnjë rast nuk është evidentuar prezenca e viruseve apo hepatiteve a, b, d, e. Në disa raste është vërejtur që koronavirusi ka kompromentuar sistemin imunitar”.

Sipas mjekut Llajo, ky hepatit është i rrezikshëm për jetën, pasi 10% e fëmijëve e kalojën në mënyrë të rëndë. Ai tha se ky hepatiti i cili transmetohet nëpërmjet frymëmarrjes dhe feçes, ka vënë në alarm edhe autoritetet shëndetësore në Greqi, pasi rastet e shfaqura nuk kanë pasur kontakt me njëra-tjetrën.

“I rrezikshëm për jetën, 10% e fëmijëve e kalojën në mënyrë të rëndë, me temperaturë, të vjella, diarre dhe ajo që shqetëson më shumë është zverdhja e syve dhe lëkurës. Autoritetet shëndetësore në Greqi janë vënë në alert për arsye se rastet e para shumë shpejt janë përhapur në Europë. Transmetohet nëpërmjet frymëmarrjes dhe feçes. Të gjitha rastet janë me prekje gastrointenstinale. Rastet mes njëra-tjetrës nuk kanë pasur kontakt me njëri-tjetrin janë raste të veçuara. Dhe fakti që është gastrointenstinal mendohet që është adenovirusi një nga shkaktarët. Nuk mendoj se ka efekt vaksinimi ndaj hepatiti B është i pavarur dhe s’ka lidhje me hepatitët e zakonshëm dhe as vaksina që ka lidhje me koronavirusin. Ngelemi sërish me hepatitin misterioz. Duhen izoluar për 48 orë që të ndërpritet zinxhiri i transmetimit”.

I pyetur nëse ka pasoja pas prekjes, mjeku deklaroi se është herët për të dalë në konkluzione pasi nuk ka ende të dhëna shkencore.

“Është herët që të nxjerrim një konkluzion për pasoja afatgjata se dihet që hepatit A nuk lë pasoja, por hepatitet e tjera B, C dhe E lënë pasoja. Në këtë rast nuk kemi të dhëna shkencore që të sanksionojmë një rezultat për pasoja apo jo. Jemi në fillimet  e studimeve klinike të bazuara mbi këtë hepatit”. / A2

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit