Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u pyet për vendimin gjerman për të furnizuar Ukrainën me 50 tanke anti-ajrore Gepard – një ndryshim i madh i politikës për Berlinin.
Austin tha se ishte një “lëvizje e rëndësishme” pasi “ato sisteme do të ofrojnë aftësi reale për Ukrainën”.
Ai parashikoi se Gjermania do të kërkojë mënyra për të vazhduar të jetë “relevant” dhe të sigurojë “aftësi të mirë” për ukrainasit ndërsa ata vazhdojnë të luftojnë forcat ruse.