Sot në orën 15:00 Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të japë vendimin për drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj.
Shkalla e parë e konfirmoi në dytë, por me rekomandimin e OMN-së, Komisioneri Publik e ankimoi vendimin.
Në Kolegj akuzat dhe debatet nga Imeraj ishin të shumta dhe kulmuan me një rihapje të hetimit, ndërsa sot do të jepet vendimi përfundimtar.