Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, thotë se nuk ka shenja që sugjerojnë se Rusia do të ndalojë dërgimin e gazit në Gjermani, raporton Reuters.
Gjermania autorizoi të martën furnizimin me dhjetëra tanke për Ukrainën të martën, në një ndryshim politikash nga qeveria.
Kompania shtetërore ruse e gazit Gazprom ka ndërprerë furnizimet në Poloni dhe Bullgari. Gjermania mbështetet në Rusi për rreth 40% të furnizimeve të saj me gaz.
Rusia ka thënë se vendet “jomiqësore” duhet të paguajnë për gazin në rubla, një kërkesë që është parë si një përpjekje për të mbështetur monedhën e saj ndërsa sanksionet perëndimore hyjnë në fuqi.